Ndërlidhjet

Rusia ndalon eksportin e drithërave, rritet vlera e grurit



Kryeministri rus, Vladimir Putin ka propozuar ndalimin e përkohshëm të eksportit të grurit për shkak të parashikimeve për të mbjella të dobëta gjatë këtij viti. Ndërprerja e eksporteve do të hyjë në fuqi më 15 gusht.

Si pasojë e temperaturave të larta Rusia është përballuar me mungesë rreshjes dhe pret rezultate të dobëta nga të mbjellat.

Organizata Botërore e Bujqësisë parasheh ulje të ndjeshme të grurit dhe drithërave në nivel global, për shkak të kushteve atmosferike. Pas vendimit të Rusisë vlera e grurit në tregjet financiare botërore ka njohur rritje.
XS
SM
MD
LG