Ndërlidhjet

Sulme ndaj forcave të rendit në veri të Kosovës



Dy sulme të ndara në veri të Kosovës kanë pasur si cak policinë e Kosovës dhe të EULEX-it.

“Sulmi i parë ka ndodhur ndaj një patrulle të policisë së EULEX-it që kthehej nga pika kufitare Bërnjak, komuna e Zubin Potokut. Incidenti i dytë ka ndodhur në magjistralen e Ibrit, komuna e Leposaviqit, ku u sulmua autobusi që bartte pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, njofton policia në Mitrovicë.

Të njëjtat burime pohojnë se nuk ka viktima, vetëm dëme materiale.
XS
SM
MD
LG