Ndërlidhjet

SHBA rrit ndihmën për Pakistanin



Shtetet e Bashkuara premtuan sot 25 milionë dollarë shtesë në ndihmat për Pakistanin. Ky i fundit po përballet me përmbytjet më të rënda në historinë e vetë. Ambasada amerikane në Islamabad tha se angazhimi më i ri e çon “në mbi 35 milionë dollarë” kontributin amerikan për Pakistanin në përballimin e katastrofës natyrore.

Ambasada njofton se fondet do t’i jepen agjencive ndërkombëtare apo organizatave humanitare që janë në zonat e krizës duke ndihmuar popullsinë civile.

Përmbytjet e shkaktuara nga rreshjet e dendura kanë goditur veriperëndimin e Pakistanit, kanë shkaktuar vdekjen e 1500 personave dhe kanë prekur mbi katër milionë njerëz. Infrastruktura ka pësuar dëme të rënda.
XS
SM
MD
LG