Ndërlidhjet

logo-print

Zardari takohet me Kamerunin



Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari, i cili gjendet në Londër do të ketë takim zyrtar gjatë ditës me kryeministrin britanik, Dejvid Kamerun.

Bisedimet do të fokusohen në rregullimin e marrëdhënieve dypalëshe të dëmtuara nga deklaratat e Kamerunit gjatë vizitëds së tij në Indi javën e kaluar. Kamerun tha se elementë në Pakistan po lejonin eksportin e terrorizmit islamik.

Shefi i shërbimit pakistanez të zbulimit anuloi vizitën e planifikuar në Londër në shenjë proteste.

Vizita e Zardarit në Britani dhe ditë më parë në Francë është kritikuar ashpër në Pakistam, pasi është bërë në një kohë të papërshtatshme kur miliona pakistanezë kanë mbetur të pastrehë nga përmbytjet.
XS
SM
MD
LG