Ndërlidhjet

logo-print

Aziz: Trupat amerikane s’duhet të largohen nga Iraku



Tarik Aziz, zëvendëskryeministri i Irakut gjatë regjimit të Sadam Huseinit tha se presidenti Obama duhet të vazhdojë t’i mbajë trupat në Irak, pasi tërheqja “do ta linte Irakun në duar të ujqërve”.

Komentet e Aziz u bënë gjatë një interviste, e para që nga dënimi i tij për krime kundër njerëzimit.

Aziz në të njëjtën intervistë tha se i dinte të gjitha sekretet e regjimit të Sadam Huseinit, përfshi dhe atë se nuk ka pasur program sekret të armëve bëerthamore në vitin 2003.

Ai shtoi se Bagdadi ka ruajtur një lloj sekreti rreth programit të armëve bërthamore, për të mënjanuar ndonjë sulm të mundshëm nga Irani.
XS
SM
MD
LG