Ndërlidhjet

Bagdad: Një i vrarë e 15 të plagosur



Zyrtarë të Policisë irakiane kanë bërë të ditur se dy bomba që duket se shenjë sulmi kanë pasur patrullat e sigursë kane vrarë një oficer policie dhe kanë lënduar 15 të tjerë.

Shpërthimi i parë shkaktoi plagosjen e 11 personave përfshirë edhe 2 policë. Ky sulm ka ndodhur ne lagjen e dominuar nga shiitet, Kazimijah në veri të kryeqytetit irakian.

Shpërthimi i dytë ka vrarë një oficer policor të trafikut në qendër të qytetit, vetëm pak minuta pas shpërthimit të parë. Policia e vendit ka njoftuar se bomba e cila ishte e fshehur në një motoçikletë të parkuar, ka lënduar edhe dy policë të tjerë dhe dy kalimtarë.
XS
SM
MD
LG