Ndërlidhjet

BP përfundon çimentin e pusit



Kompania britanike, BP, deklaron se ka përfunduar çimentimin e pusit të dëmtuar në gjirin e Meksikës. Rrjedhjet e naftës nga ky pus, që filluan më 20 prill konsiderohet si katastrofa më e rëndë në historinë e SHBA-ve.

Kompanisë britanike iu deshën plotë 15 javë që të mbyllin çdo pjesë të pusit të dëmtuar dhe tre javë pasi BP arriti që pjesërisht të ndalojë rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Gjatë kësaj jave, autoritetet amerikane raportuan se duket që gati 3 të katërtat e rreth 5 milion fuçive të naftës së derdhur janë “zhbërë” nga shkaqe natyrale apo janë pastruar.
XS
SM
MD
LG