Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari, u takua sot me kryeministrin britanik Dejvid Kamerun në Londër, për të riparuar marrëdhëniet e tendosura diplomatike.
Pas takimit, dy liderët e theksuan rëndësinë e lidhjeve të mira mes dy vendeve.
“Ajo që biseduam kishte të bëjë me partneritetin tonë strategjik, dhe mënyrave për thellimin e tij, qoftë në tregti, arsim apo në fushën e luftimit të terrorizmit, e cila është e një rëndësie jetike”, tha Kamerun.
Marrëdhëniet dypalëshe u ftohën javën e kaluar pasi Kamerun tha se disa elementë në Pakistan po lejonin eksportin e terrorizmit islamik.