Ndërlidhjet

Iran: Filmat kritikë shihen më të rrezikshëm se spiunazhi



Zv/ministri iranian i kulturës ka thënë se prodhuesit e filmave me tematikë kritike rreth jetës në Iran janë fajtorë për “tradhëti kulturore”, e cila është “më e keqe se spiunazhi”.

Agjencia ISNA citon zyrtarin Xhavad Shamkadri të ketë thënë se disa producentë iranianë “ i shohin vetëm anët e errëta të Iranit dhe i ekspozojnë në filmat e tyre” me qëllim që të marrin çmime në festivalet ndërkombëtare.

Që kur presidenti Mahmud Ahmadinexhad erdhi në pushtet në vitin 2005, dhe sidomos pas rizgjedhjes vitin e kaluar, kultura dhe liria e shtypit janë kufizuar dukshëm në Iran.
XS
SM
MD
LG