Ndërlidhjet

Serbia i dërgon aeroplanët e parë në Irak



Ministria e Brendshme e Serbisë tha se ka dërguar 3 aeroplanët trajnues ushtarak në Irak nga 20 sa do t'i dërgojë gjithsejt.

Në bazë të një marrëveshjeje në vlerë prej 100 milion dollarësh mes dy vendeve, 17 aeroplanët e tjerë do të dërgohen në fund të këtij viti.

Për realizimin e marrëveshjes janë angazhuar 6 fabrika ushtarake në Serbi, për të cilat punojnë më shumë se 6 mijë punonjës.

Ministria në Beograd tha se Iraku për vitin 2009 ka qenë partneri më i madh ekonomik për industrinë e mbrojtjes së Serbisë.
XS
SM
MD
LG