Ndërlidhjet

Sarkozi fillon goditjen e romëve



Policia franceze filloi sot pastrimin e një kampi ilegal të romëve, për të parën herë që kur presidenti Nikolas Sarkozi shpalli se do t'a godasë këtë minoritet.

Oficerët e rrethuan zonën rreth kampit në qytetin qendror Sent Etjen, duke i ndaluar gazetarët dhe grupet për të drejtat e njeriut që të shohin shpërnguljet, të cilat filluan para agimit dhe vazhduan për disa orë.

Shoqatat për mbrojtjen e romëve thanë se rreth 100 njerëz janë larguar nga zona.

Muajin e kaluar Sarkozi shpalli masa të rrepta sigurie, përfshirë planet për shpërnguljen e 300 kampeve ilegale brenda tre muajve.
XS
SM
MD
LG