Ndërlidhjet

Kryeoperativi i Al Kaidës ka jetuar në SHBA



Adnan Shukurxhima, i cili konsiderohet organizatori kryesor i aksioneve terroriste të Al Kaidës, 15 vjet ka jetuar në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Byroja Federale e Hetimeve.

Ai e ka marrë këtë rol nga Halid Sheik Mohamed, orkestruesin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, i cili u arrestua në vitin 2003, ka deklaruar Brajan Leblank, agjent i FBI-së.

Sipas tij, Shukurxhima (35) ka kontakte të rregulta me Osama bin Ladenin, dhe dy pjesëtarë tjerë të Al Kaidës.

FBI është në ndjekje të tij prej vitit 2003, dhe e konsideron organizator të aksioneve terroriste në Norvegji dhe Britani.

XS
SM
MD
LG