Ndërlidhjet

Rusi: Vriten dy policë, plagosen gjashtë të tjerë



Dy policë janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur në sulme të ndara në rajonin e Kaukazit verior në Rusi.

Agjencia Interfax citon zyrtarë lokalë të kenë thënë se sulmuesit me armë automatike i vranë dy policët në qytetin Baksan në rajonin Kabardino-Balkarija.

Ndërkohë, në Dagestanin fqinj, gjashtë policë u plagosën kur një grup prej të paktën 10 sulmuesish hapi zjarr ndaj patrullës policore me armë gjysmëautomatike dhe granata.
XS
SM
MD
LG