Ndërlidhjet

Vazhdojnë diskutimet rreth pushimit të lehonisë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Ligji për lehoninë vazhdon të jetë 12 javë, edhe pas shumë debatesh publike për zgjatje të pushimit të lehonave.

Fadil Rracaj, drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se ligji për lehoninë është proceduar tashmë në Kuvend, por ende nuk ka ndonjë risi.

Ne e kemi proceduar Ligjin prej Qeverisë në Kuvend. Ka pasur debate publike, nuk ka ndonjë risi. Do të pësojë ndryshime, por për momentin jo, krejt varet nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie sociale. Ai është kompetent për ndryshime sikurse për gjitha ligjet. Duke pasur parasysh debatet publike dhe pakënaqësitë, pritet të ketë ndryshim”, thotë Rracaj.

Rudina Qerimi, nënë e një vajze një vjeçe, thotë se është detyruar ta lërë foshnjën e saj 14 javësh, për shkak të pamundësisë për ta zgjatur pushimin e lehonisë. Ajo shpreh mendimin se optimale do të ishte 6 muaj pushim lehonie.

“Unë mendoj se Ligji i lehonisë do të duhej të ishte 6 muaj. Një vit, siç po flitet për Ligjin e lehonisë, është pak ngarkesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Për nënën do të ishte ideale 1 vit. Mendoj që 6 muaj është një zhvillim i mjaftueshëm për fëmijën që të dërgohet në çerdhe”
, shprehet Rudina Qerimi.

Ndërkaq, zyrtarë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë rekomandojnë fuqimisht që kjo çështje të merret seriozisht, bazuar në kushtet që ekzistojnë, por gjithmonë duke pasur në fokus gruan dhe shëndetin e saj.

Skënder Syla nga kjo organizatë thotë se duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë mes ministrive përkatëse, në mënyrë që pushimi i lehonisë të zgjatet.

“Ligji i lehonisë do të duhej të ishte së paku 6 muaj pushim, sepse, sipas tij, rekomandimet janë që fëmija të ushqehet me qumësht gjiri 6 muaj”.

“Është një periudhë shumë e rëndësishme kur është edhe fillimi i shëndetshëm i jetës për fëmijën dhe kjo periudhë kohore është e domosdoshme që nëna të kalojë një kohë sa më të gjatë me të porsalindurin
”, vlerëson Syla.

E nëse krahasohet me vendet evropiane, sipas ekspertëve shëndetësorë, Kosova ka përqindjen më të lartë të rënies së natalitetit viteve të fundit dhe shkaktar i kësaj dukurie është cilësuar të jetë edhe Ligji për lehoninë.
XS
SM
MD
LG