Ndërlidhjet

logo-print

Dy vjet nga lufta në Gjeorgji-Rusi



Sot mbushen dy vjet nga lufta e shkurtër mes Rusisë dhe Gjeorgjisë për territorin e Osetisë Jugore. Natën mes 7 dhe 8 gushtit, 2008, forcat e Gjeorgjisë nisën një sulm artilerie në qytetin Tskhinvali dhe rajonin rreth Osetisë Jugore që udhëhiqet nga separatistët. Sulmi u cilësua si tentativë për të rikthyer rregullin kushtetues në rajon.

Mirëpo gjatë ditës, më 8 gusht, forcat ruse hynë në Osetinë Jugore, ndërsa forcat ajrore ruse nisën sulme në thellësi të territorit Gjeorgjian.

Në më pak se një javë forcat e Gjeorgjisë u rrethuan nga rusët ndërsa pak më vonë gjatë gushtit, Moska njohu pavarësinë e Osetisë Jugore dhe rajonit tjetër gjeorgjian, Abkhazisë.

Pos Rusisë, edhe Venecuela, Nikaragua dhe Paqësori Jugor i njohën këto dy krahina si shtete të pavarura.
XS
SM
MD
LG