Ndërlidhjet

Shvarceneger do të vizitojë Rusinë



Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, tha se planifikon muajin e ardhshëm të vizitojë Rusinë. Qëllimi i kësaj vizite është inkurajimi i partneritet më të madh biznesi në industrinë e teknologjisë së lartë mes këtij shteti amerikan dhe Rusisë.

Aktori me famë botërore, tani guvernator i Partisë Republikane të SHBA-ve, njoftoi dje se Rusinë do e vizitojë pasi të vizitojë Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Kjo vizitë sipas zëdhënësit të Shvaecenegerit, është planifikuar pasi presidenti rus, Dimitry Medvedev vizitoi Kaliforninë në qershor.
XS
SM
MD
LG