Ndërlidhjet

Identifikohen të huajt në Afganistan



Zyrtarët afganë thanë se kanë identifikuar kombësinë e tetë viktimave të huaja që ishin vrarë bashkë me dy afganë në verilindje të vendit.

Aka Nur Kintoz, shef i policisë në provincën Badakshan, tha se gjashtë nga të huajt janë amerikanë, njëri gjerman, kurse kombësia e të tetit nuk është përcaktuar.

Dy afganët e vrarë janë përkthyesit e grupit, ndërsa afgani i tretë ishte lënë i gjallë nga sulmuesit.

Kintoz tha se viktimat, të cilat ishin qëlluar për vdekje, u gjetën të premten afër automjeteve të tyre.

Një grup i huaj humanitar që punon në Kabul tha se beson që të vrarët janë pjesëtarë të një ekipi mjekësh.

Dirk Frans, drejtues i grupit, tha se ekipi kishte gjashtë shtetas amerikanë, një gjerman dhe një britanik.

XS
SM
MD
LG