Ndërlidhjet

Pakistani është në garë me kohën



Pakistani është në garë me kohën për të evakuar familjet e kërcënuara nga përmbytjet e sotme, në kohën kur reshjet e mëdha të shiut vazhdojnë në veri të vendit.

Kryeministri Jusuf Reza Gilani ka bërë thirrje për ndihma urgjente ndërkombëtare, ndërsa zyrtarët thonë se deri 15 milionë njerëz tashmë janë prekur nga nivelet e larta të ujërave dhe rrëshqitjet e dheut.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se të paktën 1.600 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në dy javët e kaluara, dhe më shumë se 252 mijë shtëpi janë dëmtuar apo janë shkatërruar në mbarë vendin.

Australia sot i dyfishoi ndihmat e saj në 9.2 milionë dollarë.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar për gjithsejt 35 milionë dollarë ndihma.
XS
SM
MD
LG