Ndërlidhjet

logo-print

Rusia akuzon SHBA-të se shkel marrëveshjet e çarmatimit



Rusia i akuzoi Shtetet e Bashkuara se e kanë shkelur marrëveshjen për mospërhapjen e armëve për shkatërrim në masë, si dhe marrëveshjet tjera për çarmatimin.

Akuzat vijnë pasi Komiteti për Politikë të Jashtme në Senat e shtyu votimin mbi ratifikimin e marrëveshjes për kontrollin e armatimit ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë deri kah mesi i shtatorit, transmeton Reuters.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se SHBA kanë shkelur disa marrëveshje të lidhura me armatimin, përfshirë marrëveshjen për zvoglimin e armatimit strategjik START, si dhe marrëveshjen për armatim konvencional.
XS
SM
MD
LG