Ndërlidhjet

logo-print

Akullnaja shkëputet nga Grenlanda



Një copë gjigante e akullit me sipërfaqe prej 260 km katrorë është shkëputur nga akullnaja e Grenlandës, njoftuan shkencëtarët amerikanë.

Blloku është shkëputur nga akullnaja Peterman në bregun veriperëndimor të Grenlandës.

Kjo është copa më e madhe që shkëputet nga Grenlanda prej vitit 1962, ka thënë profesori Andreas Muenchou nga Universiteti Delaware në SHBA.

Plasaritjet në akullnajën Peterman janë vërejtur vitin e kaluar dhe pritej që ajo të çahet.

Akullnaja ndodhet 1.000 km në jug të Polit të Veriut.

XS
SM
MD
LG