Ndërlidhjet

Astronautët realizojnë ecjen më të gjatë në hapësirë



Dy astronautë amerikanë kanë zhvilluar një ecje tetë orëshe në hapësirë, një nga ecjet më të gjata në historinë e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.
Burimet e NASA-s pohojnë se janë të nevojshme edhe dy ecje shtesë në hapësirë për të përfunduar rregullimin e sistemit ftohës në SNH.

Sistemi ftohës, pak ditë më parë, doli pjesërisht nga puna në mënyrë të papritur.

NASA tha se defekti është serioz, por nuk rrezikon jetën e astronautëve amerikanë dhe rusë që gjenden atje.
XS
SM
MD
LG