Ndërlidhjet

Serbia të rregullojë raportet fqinjësore me Kosovën



“Serbia duhet të plotësojë kriteret ekonomike e politike. Gjithashtu duhet të rregullojë edhe marrëdhëniet me fqinjët, përfshi Kosovën”, deklaroi zëdhënësi i liberalëve gjermanë, Rainer Stinner duke folur për procesin e integrimit të Serbisë në BE.

Stiner, njëherësh njohës i zhvillimeve në Evropën Juglindore, theksoi se nuk sheh asnjë çështje të rëndësishme rreth Kosovës që duhet diskutuar e zgjidhur në Asamblenë e Përgjithshme dhe në përgjithësi në Kombet e Bashkuara.

Stinner tha se Berlini zyrtar e njeh shtetin e Kosovës dhe këtu nuk mbetet asgjë për tu debatuar.
XS
SM
MD
LG