Ndërlidhjet

Turqi: Gjendet zgjidhja për emërimet në ushtri



Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se autoritetet kanë arritur një marrëveshje për emërimet në dy poste të rëndësishme ushtarake. Erdogan shtoi se propozimet do t'i dërgohen për miratim presidentit mbrëmjen e së dielës.

Emërimi bëhet nga Këshilli i Lartë Ushtarak që drejtohet nga kryeministri dhe përbëhet nga drejtuesit kryesorë të ushtrisë. Mes qeverisë aktuale dhe krerëve ushtarakë ekzistojnë mospajtime të thella. Ushtria në Turqi mbron shtetin sekular, sipas parimeve kushtetuese të vendosura nga Ataturku, themeluesi i Turqisë moderne.

Partia në pushtet ka rrënjë islamike, çfarë ka krijuar kundërthënie mes ekzekutivit dhe ushtrisë gjatë viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG