Ndërlidhjet

logo-print

Çavez kundër ambasadorit të ri amerikan



Presidenti i Venecuelës Hugo Çavez tha se nuk do ta pranojë njeriun, i cili do të emërohet ambasador i Shteteve të Bashkuara në Venecuelë, për shkak të komenteve të bëra nga ai lidhur me armatën e Venecuelës dhe lidhjet me rebelët në Kolumbi.

Duke folur në një emision televiziv, Çavez i kërkoi presidentit Barak Obama që ta tërheqë të nominuarin Lari Palmer, duke thënë se Palmer e ka përjashtuar veten duke i shkelur rregullat e diplomacisë.

Gjatë procesit të konfirmimit në Senatin amerikan, Palmer sugjeroi se morali dhe profesionalizmi janë të ulët në ushtrinë e Venecuelës, dhe gjithashtu pretendoi se ka lidhje ndërmjet rebelëve majtistë të Kolumbisë dhe qeverisë së Venecuelës.
XS
SM
MD
LG