Ndërlidhjet

Nagasaki: 65 vjet nga sulmi me bombë bërthamore



Qyteti jugor japonez i Nagasakit sot e shënon 65 vjetorin e sulmit amerikan me bombë bërthamore para fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Një minutë heshtje u mbajt në Nagasaki në orën 11 02 sipas kohës lokale, në çastin kur në 9 gusht, 1945, Shtetet e Bashkuara e hodhën bombën atomike në qytetin.

Sulmi u krye tre ditë pas përdorimit të parë të bombës bërthamore kundër qenieve njerëzore në Hiroshimë.

Rreth 80 mijë njerëz u vranë në sulmin në Nagasaki, ndërsa rreth 140 mijë vetë u vranë apo vdiqën brenda disa muajve në Hiroshimë.

Japonia kapitulloi disa ditë pas sulmit në Nagasaki, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Për të parën herë këtë vit Shtetet e Bashkuara dërguan një delegacion zyrtar në ceremoninë përkujtimore në Hiroshimë.
XS
SM
MD
LG