Ndërlidhjet

Aktorja Mia Farrou sot dëshmon në Hagë



Aktorja e njohur Mia Farrou dëshmon sot në Tribunalin e Hagës në gjykimin e ish presidentit të Liberisë, Çarls Tejlor, i cili gjykohet për krime në luftën civile në Siera Leone.

Tribunali i Hagës ka ftuar Farrou dhe Kerol Uajt, ish agjenten e modeles britanike Naomi Kempbell, që të dëshmojnë për dhuratën e diamanteve të papërpunuara, të cilat pretendohet se Tejlor i ka dhënë Kempbellit në një darkë në shtëpinë e Nelson Mandelas në vitin 1997.

Prokurorët akuzojnë se Tejlor i ka armatosur rebelët në Siera Leone, të cilët vranë dhe gjymtuan mijëra njerëz në luftën civile 1992-2002.

Prokurorët shpresojnë se dëshmia e Farrou dhe Uajt do të provojë se Tejlor i ka pranuar të ashtuquajturit “diamantë të përgjakshëm” nga militantët në Siera Leone.

62 vjeçari Tejlor mohon çdo lidhje me tregtinë e diamanteve apo me militantët nga Siera Leone.

Naomi Kempbell dëshmoi javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG