Ndërlidhjet

Moskë: Dyfishohet shkalla e vdekshmërisë



Zyrtari më i lartë i shëndetësisë në Moskë tha sot se shkalla e vdekshmërisë në kryeqytetin e Rusisë pothuaj është dyfishuar pas të nxehtit të paparë, me qindra raste të vdekjeve në ditë krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Kreu i departamentit të shëndetësisë, Andrei Selcovski, tha se mesatarja në ditë është nga 360 deri 380 vdekje.

Selcovski tha se numri i të vdekurve në një ditë "tash është rreth 700".

Komentet e tij e thyen heshtjen e zyrtarëve për efektet që kanë mbi vdekshmërinë vala e paparë e të nxehtit dhe tymet nga zjarret e shumta.

XS
SM
MD
LG