Ndërlidhjet

Korea Veriore dakordohet për bisedime të reja



Zyrtarë ushtarak të Koresë së Veriut do të takohen të martën me një komandë të Kombeve të Bashkuara që udhëhiqet nga amerikanët. Takimi do mbahet pas rritjes së tensioneve në gadishullin ku gjenden të dy shtetet koreane.

Komanda e OKB-së vlerëson se zyrtarët ushtarak të Koresë së Veriut janë pajtuar për një takim të nivelit të kolonelëve. Takimi do mbahet në fshatin Panmunxhon ku ishte arritur edhe pajtimi për ndarjen e dy Koreve dhe që tani është zonë kufitare në mes të dyja vendeve.

Gjatë javëve të fundit, Koreja e Veriut ka kritikuar një seri ushtrimesh që SHBA-të dhe Koreja Jugore kanë mbajtur në afërsi të gadishullit të ndarë.
XS
SM
MD
LG