Ndërlidhjet

KFOR: Policia e Kosovës ende pa përgjegjësi për Graçanicën



"Policia e Kosovës është e pranishme në procesin e ofrimit të sigurisë për Manastirin e Graçanicës, por është ende në fazën e trainimit dhe të njohjes me punën", njofton KFOR-i.

Më tej misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë thekson se "pas vlerësimit pozitiv të aftësive dhe eksperiencës së Policisë së Kosovës, kjo fazë tranzitore do të kalojë në fazën ekzekutuese me dorëzimin e përgjegjësisë për ruajtjen e këtij vendi me trashëgimi fetare". "Trainimi dhe vlerësimi i aftësive do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in", tha KFOR-i..
XS
SM
MD
LG