Ndërlidhjet

Kabul: Identifikohen viktimat e fundit të vrasjes në Badakshan



Misioni Ndërkombëtar i Ndihmës, një organizatë humnaitare që vepron në Afganistan, ka identifikuar sot dy viktimat e fundit në mesin e ekipit mjekësor të kësaj organizate të vrarë në rajonin e Badakshanit ditë më parë. Dy viktimat e ientifikuara sot janë Brajën Kardereli, nga Shtetet e Bashkuara dhe Daniela Bajer nga Gjermania.

Hetuesit afganë dhe amerikanë i vazhdojnë hetimet për vrasjen e 10 punonjësve mjekësorë humanitarë, tetë nga të cilët janë perëndimorë. Grupi i paarmatosur ishte duke i trajtuar fshatarët nga sëmundjet e syrit.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton i dënoi vrasjet, duke i quajtur “akt të neveritshëm dhe dhunë e kotë”. Ajo i hodhi poshtë pohimet e talibanëve se të huajt përpiqeshin t’i konvertojnë afganët në të krishterë.
XS
SM
MD
LG