Ndërlidhjet

Irani dënën shtatë Baha'i



Besimtarët francezë e britanikë të komunitetit Baha'i njoftojnë se shtatë anëtarë të këtij besimi janë burgosur në Iran. Ata janë dënuar me deri 20 vite burg.

Baha'i e ka origjinën në Iran, por rregjimi aktual e ka ndaluar, duke burgosur shumë nga ndjekësit Baha'i. Burgosjet dhe shkeljet e të drejtave të këtij komuniteti prej kohësh e kanë vënë Iranin në qendër të kritikave të bashkësive Baha'i në botë dhe organizatave që merren me të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG