Ndërlidhjet

Rusia humb 10 milionë ha tokë nga zjarret



Të korrat e drithërave në Rusi për këtë vit do të zvogëlohen me 10 milionë tonë, tha kryeministri rus, Vladimir Putin. Ulja e prodhimit vjen si pasojë e motit shumë të nxehtë në Rusi.

Kjo e fundit është prodhuesja e tretë e drithërave në botë. Përveç prodhimit të dobët Rusia gjatë këtij viti humbi 10 milionë hektarë tokë si pasojë e zjarreve.

Rusia nga 15 gushti do të ndërpresë eksportin e drithrave, çfarë ka rritur çmimin e miellit në tregun global.
XS
SM
MD
LG