Ndërlidhjet

Ganji shpallet "Hero i Lirisë së Shtypit"



Akbar Ganji, gazetar dhe disident i njohur iranian, u nderua sot nga Instituti Ndërkombëtar i Medias me qendër në Vjenë "Hero i Lirisë së Shtypit Botëror".

Ganji kaloi gjashtë vite në burgjet iraniane pas një serie artikujsh që lidhnin qeverinë me vrasjet e intelektualëve dhe disidentëve në vitet '80-të e '90-të.

Ai doli nga burgu në vitin 2006 dhe menjëherë u largua nga vendi. Libri i tij i parë në anglisht, i titulluar "Rruga drejt demokracisë në Iran" u botua në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG