Ndërlidhjet

Katër viktima nga moti i keq në Çeki



Republika Çeke deklaroi sot viktimën e katërt nga përmbytjet e fundjavës. Trupi pa jetë i një 73 vjeçareje çeke u gjet në Poloni. Një person llogaritet i humbur në zonën e prekur nga përmbytjet.

Rreshjet e fundjavës sollën shkatërrimin e dhjetëra ndërtesave në Çeki si dhe dëmtuan një numër rrugësh e urash.

Qeveria ka dërguar forcat e ushtrisë në vendngjarje dhe ka krijuar një fond emergjence prej 2.1 milionë dollarësh.

XS
SM
MD
LG