Ndërlidhjet

Gejts paralajmëron shkurtime në ushtrinë amerikane



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts do të bëjë një morri shkurtimesh në strukturat ushtarake. Ai planifikon eleminimin e së paku 50 posteve për gjeneralë e admiralë pranë komandës qëndrore dhe do të zvogëlohet numri i kontraktuesve.

Me qëllim kursimin e fondeve dhe modernizimin e forcave të armatosura Gejts i bëri publike masat që kanë si cak ekipin e tij të ngushtë, komandat ushtarake, agjencitë e mbrojtjes dhe njësitë e kundërzbulimit.

Gejts theksoi se shkurtimet përfaqësojnë 50% të numrit të posteve të shtuara si ato ushtarake dhe civile, që nga viti 2000.
Synohet shkurtimi deri në 10% i kontraktorëve në tre vitet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG