Ndërlidhjet

Ban: Nuk ka ujdi sekrete me Izraelin



Kreu i organizatës botërore, Ban ki Mun ka hedhur poshte informacionet se OKB-ja ka arritur një marrëveshje sekrete, sipas së cilës ushtria izraelite nuk do të jetë pjesë e hetimeve të Kombeve të Bashkuara.

Bëhet fjalë për hetimet rreth incidentit të 31 majit, ku një anije humanitare turke u sulmua nga forcat izraelite. Gjatë përleshjes nëntë shtetas turqë mbetën të vdekur. Anija donte të dërgonte ndihma humanitare në Gaza, duke thyer bllokadën ndaj këtij rajoni.

Qeveria izraelite e ka bërë të qartë se ushtarët e saj nuk do të mund të hetohen nga OKB-ja. Izraeli po zhvillon një hetim të brendshëm lidhur me rastin. Dje para komisionit të posaçëm ka dëshmuar kryeministri Benjamin Netanjahu.
XS
SM
MD
LG