Ndërlidhjet

Militantët, përgjegjësit kryesorë për vrasjen e civilëve afganë



Kombet e Bashkuara raportojnë se numri i civilëve afganë të vrarë apo të plagosur në gjysmën e parë të vitit 2010 është rritur me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Organizata botërore theksoi se forcat antiqeveritare, përfshi talibanët dhe anëtarët e Al Kaidës, janë përgjegjëse për 76% të rasteve. Kjo shifër ka njohur rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2009, ku militantët ishin përgjegjës vetëm për rreth 50% të viktimave civile.

Të njëjtat burime theksojnë se 1271 afganë janë vrarë dhe rreth 2000 të tjerë janë plagosur në gjashtë muajt e parë të 2010-ës.
XS
SM
MD
LG