Ndërlidhjet

Shpresë për diagnostifikim të hershëm të Alhzeimerit



Shkencëtarët në Belgjikë thonë se kanë arritur të zhvillojnë një metodë të re që në mënyrë të saktë të diagnostifikojnë cilët pacientë me probleme të kujtesës kanë më shumë mundësi që të sëmuren me Alzheimer. Alhzeimer është sëmundje që shkakton humbje kujtese.

Kërkuesit thonë se metoda që teston nivelet e proteinës në lengjet e boshtit kurrizor të pacientit, mund të çojë drejt një ere të re në trajtimin e Alhzeimerit. Kjo sëmundje për një kohë të gjatë është konsideruar e pashërueshme.

Ky kërkim i ri shkencor është botuar të martën në “Archives of Neurology”, një gazetë e njohur shkencore e SHBA-ve për mjekësi.

Gazeta shënon se shkencëtarët kanë kërkuar në mënyrë intensive për shenja biologjike të Alhzeimerit që nga viti 1990 kur një grup punues arriti të nënvizojë shenjat ideale biologjike të kësaj sëmundjeje.

Sëmundja e Alhzeimerit fillon së paku një dekadë para se të shfaqen simptomat e para të sëmundjes. Në të shumtën e rasteve, simptomat bëhen të dukshme kur dëmtimet e shkaktuara në trurin e njeriut janë të pakthyeshme.
XS
SM
MD
LG