Ndërlidhjet

Riad: 385 miliardë dollarë për shkolla e spitale



Qeveria e Arabisë Saudite ka miratuar një plan prej 385 miliardë dollarësh që ka për qëllim ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe projekte të tjera të infrstrukturës.

Mbreti 86 vjeçar, Abdullah, i Arabisë Saudite vazhdon të jetë nën presion për të krijuar më shumë vende pune dhe ndërtimin e më shumë shtëpive. Në këtë vend të Lindjes së Mesme, përpos rritjes së numrit të popullatës njejtë rritet edhe papunësia. Vitin e kaluar niveli i papunësisë në Arabinë Saudite ishte 10.5 përqind.

Mosha mesatare e 2/3-ve të banorëve të Arabisë Saudite është nën 30 vjeç.
XS
SM
MD
LG