Ndërlidhjet

Rusi: Zjarret rrezikojnë qëndrat bërthamore



Zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencave në Rusi kanë vazhduar përballjen me zjarret duke tentuar që të parandalojnë përhapjen e tyre në një qendër nukleare.

Një ushtar është vrarë të hënen derisa përpiqej që të parandalonte një zjarr që ishte shumë afër qendrës kryesore të kërkimeve bërthamore në Sarov.

Në të njejtën kohë, zyrtarët thonë se zjarret afër qytezës së Snezhinskit, vendi ku gjendet një nga qendrat nukleare është arritur të mbahet nën kontroll.

Pothuajse dy javë pasi nisën zjarret në Rusi mbi 50 persona kanë humbur jetën. Moska deri më tash më të shumtën ishte e përfshirë nga tymërat për shkak të zjarreve dhe cilësia e ajrit është ende mjaft e rrezikshme.

Autoritetet kanë hedhur poshtë kritikat se janëtë përgatitur keq për këtë valë të nxehti dhe zjarret pasuese.
XS
SM
MD
LG