Ndërlidhjet

Poloni: Kryqi për Kazinskin shkakton protesta



Në kryeqytetin polak, disa mijëra persona kanë bërë një marshim në mesnatë me kërkesën që kryqi prej druri i bërë në kujtim të presidentit të ndjerë, Leh Kazinski të largohet nga vendi ku është vendosur, pikërisht përballë Pallatit Presidencial.

Kryqi është ndërtuar pas vdekjes së Kazinskit nga rrëzimi i një aeroplani gjatë muajit prill në Rusi. Ky vend u kthye në një vend zie për një grup të vogël përkrahësish të udhëheqësit të ndjerë.

Pjesëmarrësit e marshit thanë se ata duan që kryqi të vendoset afër një kishe. Të njëjtit e argumentojnë kërkesën e tyre duke u mbështetur në kushtetutën e vendit e cila e përcakton Pallatin Presidencial si institucion sekular.

Feja dhe Shteti zyrtarisht janë të ndara megjithatë, kisha vazhdon të ketë një lloj ndikimi në jetën politike të Polonisë, vend me traditë të fortë katolike.
XS
SM
MD
LG