Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: 700 të vdekur nga moti i keq



Numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut si pasojë e shirave në Kinë i ka kaluar të 700 personat. Operacionet e kërkimit vazhdojnë për mbi 1000 të tjerë që llogariten të humbur.

Burimet mjekësore nga zonat e prekura flasin për rrezikun në rritje të sëmundjeve ngjitëse që shkaktohen nga papastërtia dhe kufomat.

Së paku tre fshatra janë mbuluar nga balta. Këto janë përmbytjet më të rënda në Kinë në dekadën e fundit.

XS
SM
MD
LG