Ndërlidhjet

Ficxherald takon zyrtarët e Kosovës



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu priti Admiralin Mark Ficxherald, komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli.

Sejdiu e njoftoi admiralin Ficxherald për zhvillimet e reja pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ai ka falënderuar NATO-n për përkrahjen e në ruajtjen e integritetit dhe stabilitetit të vendit, si dhe trajnimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ficxherald u takua edhe me zëvendëskryeministrin, Hajredin Kuçi, i cili theksoi perkushtimet e Qeverise se Kosoves per nje ambient te sigurte dhe te barabarte per te gjithe qytetaret.

Kuçi ka thënë se reduktimi i trupave te KFOR-it duhet te behet ne proporcion me realitetin e krijuar dhe te mos lejohet vakuum i sigurisë.

Ai ka shtuar se Kosova eshte vend i sigurt dhe krijon mundesi per ndikim pozitiv ne stabilitetin e rajonit, dhe ka shprehur nevojen per veprime me te medha ne pjesen veriore, per te forcuar sigurine, per te ndaluar kontrabanden dhe krimin e organizuar ne ate pjese te Kosoves.

XS
SM
MD
LG