Ndërlidhjet

Zbulimi i fundit mbi Alzheimerin


Shkencëtarët e Belgjikës thonë se kanë arritur të zhvillojnë një metodë të re, që në mënyrë të saktë të diagnostikojnë se cilët pacientë me probleme të kujtesës, kanë më shumë mundësi që të sëmuren me Alzheimer. Alzheimer është sëmundje që shkakton humbje kujtese.

Kërkuesit thonë se metoda që teston nivelet e proteinës në lëngjet e boshtit kurrizor të pacientit, mund të çojë drejt një ere të re në trajtimin e Alzheimerit. Kjo sëmundje për një kohë të gjatë është konsideruar e pashërueshme.

Ky kërkim i ri shkencor është botuar të martën në “Archives of Neurology”, një gazetë e njohur shkencore e SHBA-ve për mjekësi.

Gazeta shënon se shkencëtarët kanë kërkuar në mënyrë intensive për shenja biologjike të Alzheimerit që nga viti 1990, kur një grup punues arriti të nënvizojë shenjat ideale biologjike të kësaj sëmundjeje.

Sëmundja e Alzheimerit fillon së paku një dekadë para se të shfaqen simptomat e para të sëmundjes. Në të shumtën e rasteve, simptomat janë aq të dukshme sa dëmtimet e shkaktuara në trurin e njeriut janë të pashërueshme. (a.h.)
XS
SM
MD
LG