Mediat lokale cituan një zyrtar të lartë iranian të ketë thënë se Republika Islamike do të ndërpresë eksportet në dollarë amerikanë dhe euro, si hakmarrje për valën e re të sanksioneve nga ana e Kombeve të Bashkuara.
Nënpresidenti i parë Mohamed Reza Rahimi ka thënë se dollari dhe euroja janë “të ndyrë” dhe do të zëvendësohen me valutën iraniane rial, si dhe me valutat e vendeve tjera që pranojnë të bashkëpunojnë me Iranin.
Në korrik, Këshilli i Sigurimit vendosi një raund të ri sanksionesh për shkak të programit bërthamor iranian, për të cilin Perëndimi druan se synon prodhimin e armëve bërthamore.
Irani thotë se programi bërthamor ka vetëm qëllime civile.