Ndërlidhjet

logo-print

OBSH: Nuk ka më pandemi të virusit A H1N1



Sekretarja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Çan, e deklaroi përfundimin e pandemisë së virusit të gripit A (H1N1), një vit pas shpalljes.

“Bota nuk është më në fazën e gjashtë të alarmit për pandeminë. Tash i kthehemi periudhës së pas pandemisë”, tha Çan në një konferencë për shtyp.

OBSH vendosi ta ndërmarrë këtë hap pas mendimit të komisionit 15 anëtarësh, i drejtuar nga eksperti australian për sëmundje ngjitëse, Xhon Mekenzi.
Nga ky grip vdiqën gjithsejt rreth 18.500 njerëz në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG