Ndërlidhjet

Rusia i vazhdon betejën me flakët



Zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencave në Rusi i kanë vazhduar përpjekjet për të penguar zjarret që të përhapen në lokacionet ku ndodhen qendrat bërthamore.

Zyrtarët thonë se janë fikur zjarret që iu afruar qytetit Snezhinsk në Uralet, ku ndodhet në qendër kërkimore bërthamore.

Në zjarret deri tash e kanë humbur jetën 52 njerëz.

Smogu në Moskë sot u lehtësua pak por parashikohet se mund të rikthehet.

Bëhet e ditur se cilësia e ajrit ende është në nivele të rrezikshme për shëndetin.

Autoritetet i kanë hedhur poshtë kritikat se nuk kanë qenë mirë të përgatitur për valën e të nxehtit dhe zjarret që shpërthyen.
XS
SM
MD
LG