Ndërlidhjet

Peruçac: Gjendet motori i kamionit që mbante kufomat e shqiptarëve



Policia e ka gjetur në liqenin Peruçac motorin dhe një pjesë të kamionit frigorifer, i cili në vitin 1999 ishte hedhur në ujë bashkë me kufomat e 50 shqiptarëve nga Kosova, ka njoftuar televizioni i Serbisë.

Bëhet e ditur se aktualisht në Peruçac po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet se mund të gjenden edhe mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.

Në deklaratën për televizionin serb, prokurori për krime të luftës Vladimir Vukçeviq nuk i ka bërë publike detajet e hetimeve, por ka theksuar “gatishmërinë e organeve shtetërore për të hetuar edhe gjurmët më të vogla të çfarëdo krimi të luftës”.
XS
SM
MD
LG