Ndërlidhjet

SHBA: Irani t’i ndalë ekzekutimet


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe personave të tjerë, që brenda një kohe të shkurtër e presin ekzekutimin dhe ka kërkuar nga Teherani që t’i ndalë planet për vrasjen e tyre.

Zonja Klinton ka cituar rastin e të riut 18 vjeçar Ebrahim Hamidi, i cili ballafaqohet me ekzekutim të mundshëm për akuza për homoseksualizëm dhe rastin aktual të gruas Sakineh Mohammadi Ashtani, e cila pret vdekje nga gurët, për shkak se është shpallur fajtore për tradhti bashkëshortore.

Sekretarja Klinton tha se është e shqetësuar për rastin e iranianëve, që “janë në rrezik të ekzekutimit të shpejtë, për shkak se e kanë shfrytëzuar të drejtën e shprehjes së lirë, pas zgjedhjeve në qershor të vitit 2009”.

Ajo theksoi se Irani duhet ta respektoj marrëveshjen e vitit 1966 të Kombeve të Bashkuara për të drejtat fundamentale, të cilën Irani e ka ratifikuar para revolucionit islamik të vitit 1979, me të cilin u përmbys shahu me orientime pro-perëndimore.
XS
SM
MD
LG