Ndërlidhjet

Podgoricë: Investo 500 mijë euro dhe merre shtetësinë


Ata që investojnë 500 mijë euro në Mal të Zi, mund ta marrin shtetësinë e këtij vendi.

Në faqen në Internet të qeverisë së Malit të Zi, thuhet se “kriteret e qarta të krijuara nga ana e qeverisë së Malit të Zi, japin siguri juridike për marrjen e shtetësisë” së këtij vendi.

Mëtutje, premtohet se “të gjithë aplikantët do të verifikohen sipas standardeve strikte ndërkombëtare”.

Mali i Zi, një vend me afro 670 mijë banorë, në muajin mars të këtij viti, njoftoi se i është dhënë shtetësia malazeze, ish kryeministrit të Tajlandës, Thaksin Shinawatra, i cili ballafaqohet me dënim me burgim në vendin e tij.
XS
SM
MD
LG